Pezullohet mësimi në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Shqipëria

Pezullohet mësimi në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 07:06
Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka pezulluar mësimin për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Kjo pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

"Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton se për të gjitha shkollat e Qarqeve Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të pezullohet mësimi ditën e sotme. Ndërkohë për shkollat e qarqeve të tjera, do të ketë një njoftim të dytë", thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat