Me lot në sy po priste lajmin e hidhur, ndodh mrekullia dhe vëllai i saj gjendet i gjallë nën rrënoja

Shqipëria

Me lot në sy po priste lajmin e hidhur, ndodh mrekullia dhe vëllai i saj gjendet i gjallë nën rrënoja

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:00
Pamje nga video

Pas orës 20:00 të darkës, kur ka qenë nën rrënoja prej orës 03:54 të mëngjesit që ra tërmeti, Pëllumb Gregu është shpëtuar nga forcat e policisë dhe të ushtrisë, teksa ky moment është shoqëruar me duartrokitje.

Është një mrekulli sesi ai dhe shumë të tjerë që u nxorrën në mbrëmje nga rrënojat ja dolën të mbijetojnë pa ujë, mes gërmadhave dhe mes plagëve që kanë marrë pas lëkundjes së fortë 6.4 ballë të tërmetit, që u ndje më së shumti në Thumanë, në pallatin ku Pëllumb Gregu jeton.

Motra e tij priste në ankth lajme për të vëllanë dhe teksa kryeministri Edi Rama shkoi në Thumanë për të parë nga afër situatën, ju hodh e përlotur duke i kërkuar ndihmë për gjendjen e vëllait. ‘O shpirt i motrës, o Pëllumb’ shprehej ajo, teksa tashmë ka marrë lajmin e shumëpritur se vëllai i saj është mirë dhe do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat