Rindërtimi pas tërmetit, Rama do kërkojë financime në samitin e NATO-s

Shqipëria

Rindërtimi pas tërmetit, Rama do kërkojë financime në samitin e NATO-s

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:31
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë, të mbajtur mëngjesin e sotëm për situatën ku ndodhet vendit, tha se sfida e madhe është programi i rindërtimit.

Rama tha se do bazohet tek buxheti i qeverisë dhe i bashkive, por edhe në financime nga vendet aleate.

Kryeministri u shpreh se do takohet me krerët e shteteve në samitin e NATO-s ku do diskutojnë për mënyrën sesi do ndihmohet Shqipëria.

Gjithashtu Rama shtoi se ka edhe mbështetjen e Turqisë, ku do organizohet një tryezë me presidentin Erdogan dhe vendet e rajoneve lindore.

Edi Rama: “Sfida e madhe është programi i rindërtimit. Duhet që familjeve në Thumanë tu rindërtojmë banesat, të gjithëve, por familjeve në Thumanë  duhet ti rindërtojmë ato pallate që ishin dhe duhet të jenë shumë më forta dhe shumë më të mira. Është sfidë e madhe. Duhet të bazohemi tek buxheti i qeverisë dhe i bashkive, sikundër imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme por nuk mjaftin dhe për këtë po punojmë për një skemë financimi që ta në mundësojë një mbulim tërësor pa u kufizuar, pa u mbuluar thjesht me anën tjetër që është mekanizmi i financimit të jashtëm. 

Me kolegët evropianë kam folur para sesa të vija këto. Po komunikoja me kryeministrin  Danimarkës që kishte dërguar një mesazh të gjatë, e kështu me të gjithë. Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër duhet të jemi për pak ditë në samitin e NATO-s dhe të gjithë kam rënë dakord që sigurisht jo në tryezën e samitit por jashtë saj të bëjmë një diskutim sesi do adresohet kjo plagë e hapur në Shqipëri dhe sesi do të ndihmohet, shoqëria, shteti, njerëzit në nevojë në këtë proces rindërtimi. 

Me presidentin e Turqisë kemi rënë dakord që të organizojmë një tryezë me vendet e rajonit lindor, janë dy mekanizma, i Bashkimit Europian i afirmuar për të mbështetur dhe një komponent i tretë SHBA-të që kanë ofruar gatishmërinë tyre për të mbështetur. Duhet një kualitet kombëtar për rindërtimin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat