Tragjedia e familjës Çupi/ Tre viktima nga tërmeti, shpëtoi vetëm një djalë

Shqipëria

Tragjedia e familjës Çupi/ Tre viktima nga tërmeti, shpëtoi vetëm një djalë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Dy djemtë kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi, për të vizituar në Thumanë prindërit”.

Kështu deklaron e afërmja e familjes Çupi, nga të cilët vetëm një pjesëtar mbeti i gjallë nga tërmeti shkatërrues në Thumanë.

“Nën rrënoja ndodheshin 3 anëtarë të një familje. Vetëm njëri nga djemtë e Hajredinit shpëtoi, tjetri vdiq. Prej 20 vitesh jetonin në këtë pallat. E gjithë familja ka qenë në banesë jetonin në katin e tretë. Në tërmetin e datës 21 shtator kanë pasur dëmtime të vogla. Plasaritje të vogla kanë pasur. S’kanë pasur anën financiare të lëviznin nga ky pallat. Hajredini ka qenë pensionist, ndërsa gruaja e papunë. Djemtë kishin 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, njëri ishte emigrant në Greqi, dhe tjetri në Angli”, tha afërmja e kësaj familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat