Humbi 6 familjarë nën rrënojat e tërmetit, banori mes zërit të dridhur: S’më duhet më jeta. Jemi pranë humbjes së logjikës

Shqipëria

Humbi 6 familjarë nën rrënojat e tërmetit, banori mes zërit të dridhur: S’më duhet më jeta. Jemi pranë humbjes së logjikës

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 06:17
Sadri Çakoni

Sadri Çakoni, një qytetar nga Thumana, i cili humbi 6 familjarë nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë, tregon gjendjen e tij të dëshpëruar.

“Unë quhen Sadri Cakoni, që jetoj kot, që nuk më duhet jeta më. Nuk e di sa njerëz mund të kem humbur pjesëtarë të familjes.

Po shikoj vëllezërit tanë nga Kosova që marrin pjesë të na lehtësojnë dhimbjen, por jemi pranë humbjes së logjikës.

Duhet të jenë nën rrënoja edhe 6-7 anëtarë të familjes sime të vdekur. Më ka mbetur vetëm një dhëndër me dy nipa.

Me motër, me mbesë, me nuse, nipi me goc vëllai, kanë humbur jetën. Nuk po di të numëroj më. Unë nuk kam qenë këtu kam qenë jashtë”, tregon Sadri Çakoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat