Mes rrënojave të tërmetit gjendet një flamur, Lleshaj: Të goditur fort, por jo të thyer

Shqipëria

Mes rrënojave të tërmetit gjendet një flamur, Lleshaj: Të goditur fort, por jo të thyer

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 09:39
Shqipëri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj jep një mesazh prekës me rastin e ditës së Pavarësisë, e cila e gjen vendin të gjunjëzuar si pasojë e tërmeteve të fundit.

“28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer. Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej”, shkruan Lleshaj.

Ai thotë se ishte ky flamur, i nxjerrë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.

“Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare. Rroftë Shqipëria!”, shkruan ministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat