I dëmtohet shtëpia nga tërmeti, gazetarja e merr foshnjën 3 muajshe me vete gjatë raportimit nga terreni

Shqipëria

I dëmtohet shtëpia nga tërmeti, gazetarja e merr foshnjën 3 muajshe me vete gjatë raportimit nga terreni

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:10
Klodjana Haxhiaj

Gazetarja Klodjana Haxhiaj, që nga 26 nëntori kur termeti i parë goditi Shqipërinë nga çdo vend ku është duke raportuar e ka me vete edhe foshnjën 3 muajshe, pasi që shtëpia e saj është dëmtuar.

Prej rreth 60 orësh ajo ndodhet në terren si shumë kolegë të saj. Pas vetes, në çdo lagje, në çdo rrugë ku shkon për të raportuar ka një valixhe me vete, një valixhe të shtrenjtë shumë, jo me rroba e as plaçka por me një qenie të vogël, më e dashura në botë. Është vajza e saj e vogël 3 muajshe që po njeh profesionin e vështirë të nënës megjithëse ka pak ditë që e ka parë dritën e diellit.

Gazetarja e News24, BalkanWeb e Gazeta Shqipëria që raporton çdo ditë nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj është një qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e saj e ndërtuar vetëm prej pak kohësh është bërë e pabanueshme.

Muret janë çarë, suvaja ka rënë dhe me përsëritjen e lëkundjeve të tjera mund edhe të bjerë në tokë. Por pavarësisht asaj që po kalon ajo ndodhet aty për të raportuar për problemet që po kalojnë qindra mijëra banorë të tjerë të Durrësit e Thumanës.

Një raportim ‘live’ e më pas pak momente me vajzën, kështu shkojnë orët e saj teksa vazhdon të punojë pa u ndalur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat