Sa shtëpi u shkatërruan nga tërmeti, Rama bën bilancin e dëmeve

Shqipëria

Sa shtëpi u shkatërruan nga tërmeti, Rama bën bilancin e dëmeve

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 08:54
Edi Rama

Kur operacionet për kërkim shpëtimin po shkojnë drejt fundit, qeveria ka nisur përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fundit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc paraprak të dëmeve të tërmetit tragjik, duke garantuar se nuk do të rrijë asnjë person nëper çadra, e as nëpër palestrat e shkollave.

Sipas tij të gjithë do të spostohen nëpër hotele ku do të jenë të sigurt, ndërkohë që të gjithë të sëmurëve kronikë do t’u sigurohen medikamentet falas nga shteti.

Ndërkohë që çdo ministër sipas Ramës do të jetë përgjegjës në hotelet ku do të sistemohen banorët për të pasur në  mbikëqyrje dhe nën kontroll situatën. Aty do të ketë edhe mësues që do të merren me fëmijët në mungesë të vajtjes në shkollë.

Sipas kryeministrit, edhe pse bilancet janë ende paraprake, në Tiranë rezultojnë 3480 qytetarësh, të cilët janë pastrehë.

“Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave. Të tjerët janë në çadra apo tek të afërmit. Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomoduar në çadra, për ta ka filluar transporti nga kampet  për në hotele në Shengjeni. Janë transportuar 16 familje me 64 persona. Sot qoftë çadrat në Thumanë , qoftë në Laç do të largohen. Banorët do të spostohen në hotele.

Duam që Ministria e Mbrojtjes të garantojë një cilësi tjetër çadrash për të siguruar që periudha e dimrit të jetë sa më e lehtë. Në Berat 250 persona, ndërsa personat që janë pa strehë në Qarkun e Tiranë 3480. Një bilanc i përkohshëm i dëmeve  në Durrës. Në Durrës kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 te shkatërruara, 176 pallate të dëmtuara. Në Tiranë banesa 15 të shkatërruara, 239 të dëmtuara, 8 pallate j janë jashtë përdorimit. pallate dhe 61 pallatët të dëmtuara rënd.

Ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë bilancit. Sot vijnë  ekipet e para te inspektorëve teknik për të bërë një analizë të dëmeve së bashku me ekspertët tanë. Bilanci paraprake i kontributeve është goxha inkurajues, por për shkak se bankat janë të mbyllura nuk mund të themi se sa është bilanci i plotë. Deri tani shkon një shumë 5 milionë euro dhe 1,5 milion dollar”-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat