Ilaçe dhe karburant falas, mësues ndihmës për nxënësit/ Përfitimet shtesë të vendosura nga qeveria për të dëmtuarit nga tërmeti

Shqipëria

Ilaçe dhe karburant falas, mësues ndihmës për nxënësit/ Përfitimet shtesë të vendosura nga qeveria për të dëmtuarit nga tërmeti

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:17
Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të qeverisë njoftoi për përfitime shtesë për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Kështu, qeveria ka vendosur që për të gjithë të prekurit nga tërmeti, detyra e parë do të jetë strehimi i tyre. Kryeministri kërkoi vendosjen në kontakt të menjëhershëm me ndërtuesit, për të sistemuar sa më shumë familje në apartamente të padëmtuar të mbetur stok, pra apartamente të pashitura në komplekse të reja banimi.

Përveç strehimit dhe ushqimit falas, të gjithë të prekurve nga tërmeti do t’u garantohet marrja e mjekimeve për çdo sëmundje gratis.

Gjithashtu në hotelet ku janë akomoduar të dëmtuarit, do të ketë mësues ndihmës shtesë, që do të asistojnë fëmijët në vazhdimin e shkollës.

Ndërkohë, të gjithë personave që do t’u duhet të shkojnë në punë, shteti do të paguajë karburantin për lëvizjet me makina./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat