Nis strehimi i banorëve të prekur nga tërmeti, Rama: Deri në 15 dhjetor të gjithë në shtëpi të re

Shqipëria

Nis strehimi i banorëve të prekur nga tërmeti, Rama: Deri në 15 dhjetor të gjithë në shtëpi të re

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 22:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë nisur strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen. Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja", shkruan Rama në Facebook.

Ai thotë se deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me

• 1 milionë lekē të reja në dorë

• Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat.

• Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj.

• Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve.

• Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe.

"Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut", shprehet kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat