Ministri Lleshaj: Akomodim i mbi 1 mijë qytetarëve në hotele në Shëngjin

Shqipëria

Ministri Lleshaj: Akomodim i mbi 1 mijë qytetarëve në hotele në Shëngjin

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 00:12
Pamje nga takimi

Nën drejtimin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj i zhvillua sot mbledhja e radhës e Qendrës Operacionale të Emergjencave në Lezhë.

Ministri tha se vijon puna në terren për evidentimin e gjithë objekteve të dëmtuara që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

“Për t’i përfunduar në një kohë të shpejtë, me cilësi e besueshmëri aktet e ekspertimit janë angazhuar ekspertët inxhinierë më të mirë”, tha ai.

Gjithashtu ministri Lleshaj konfirmoi se janë marrë masa të plota në bashkëpunim me rrjetin hotelier të zonës, për akomodimin e mbi 1 mijë qytetarëve në nevojë nga Laçi, Lezha e Thumana, në hotele në Shëngjin.

Ndërkohë që për të mirë-administruar ndihmat e mbledhura dhe ato që vijojnë të grumbullohen për qarkun Lezhë, janë përzgjedhur kapanone të posaçme dhe një staf i bashkive menaxhon procesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat