Ndalo, mos hap panik/ Sherr në Open mes Eni Vasilit dhe Kreshnik Spahiut

Shqipëria

Ndalo, mos hap panik/ Sherr në Open mes Eni Vasilit dhe Kreshnik Spahiut

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 22:35
Debati në emisionin Open

Kreshnik Spahiu bëri një debat të fortë në Open në Top Channel me drejtuesen Eni Vasili.

Debati ka nisur kur Kreshnik Spahiu tha se shteti nuk po menaxhon situatën por po bën show në televizion.

“Këta thonë hajdeni bëhemi bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë vrasësi me viktimën. Këta dalin dhe bëjnë show në televizione. Po a e dinë çfarë dëmi i janë shkatuar rezervareve, digave? Rrezikohet të dalë gazi, uji dhe të fundosë qytete të tjera. Mund të ndodhë një katastrofë të madhe”- u shpreh Spahiu.

“Ndalo. Spahiu ndalo ose do të heq mikrofonin përgjithmonë. Ndalo dhe mos përhap panik me gaz dhe ujë. Në qoftë se nuk e ke si informacion të sigurt ndalo. Nëse e ke si informacion shko denonco në prokurori- i tha Eni Vasili, Spahiut.

Ndërhyri edhe sizmologu Duni ku tha se rezevaret dhe digat janë struktura  që janë ndërtuar për të përballuar rreziqe natyrore të tilla. Nuk ka vend për panic- tha Duni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat