Rama: Tërmeti na tregoi se s’ka rëndësi kush jam unë e kush je ti!

Shqipëria

Rama: Tërmeti na tregoi se s’ka rëndësi kush jam unë e kush je ti!

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 00:27
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas gjendjës së vështirë të krijuar nga tërmeti, i është drejtuar publikisht kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas kryeministrit Rama, njerëzit kanë nevojë për njërëz e jo për parti, kanë nevojë për njerëzillëk e jo karshillëk.

“Për cilën arsye në botë nuk duhet të jemi bashkë sot, kur njerëzit kanë nevojë për NJERËZ, JO PËR PARTI; kur ata që janë në hall kanë nevojë për NJERZILLËK, JO KARSHILLËK; kur fundja, tërmeti na tregoi se S’KA RËNDËSI KUSH JAM UNË E KUSH JE TI!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

 “I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sat ë kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! KA shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësine e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë”, ka shkruar tutje Rama.”

Rama ka bërë thirrje për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti, pasi që kanë përjetuar një zyti të madhe! . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat