Rama nga Stambolli: Turqia nuk braktisi një mik të saj, tregoi se i përmbahet urtisë - Bota Sot
Rama nga Stambolli: Turqia nuk braktisi një mik të saj, tregoi se i përmbahet urtisë

Shqipëria

Rama nga Stambolli: Turqia nuk braktisi një mik të saj, tregoi se i përmbahet urtisë

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 13:55
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, po merr pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunim, ku dhe falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.

Në Stamboll, Rama do të këtë takime me biznesmenë nga Turqia dhe rajoni për të mbledhur ndihma për rindërtimin e pjesëve të prekura nga tërmeti.

“Ju falënderoj për reagimin e menjëhershëm për tragjedinë që theu zemrën e vendit tim, ju ishit atje për të na ndihmuar për 26 nëntorin, nuk gjej dot fjalët se sa shumë do të thoshte për në angazhimi juaj personal dhe i njerëzve tuaj që erdhën me shpejtësi të plotë, që vunë jetën e tyre në rrezik për ne. Faleminderit për sot, që më keni dhënë mundësinë për t’ju drejtuar një forumi kaq special”, tha Rama.

Kryeministri Rama më tej tha se, “pas 26 nëntorit me 51 të vdekur mbi 900 të plagosur qëndroj para jush për t’ju kërkuar ndihmë. Falënderoj secilin prej jush, vëllezërve tanë qoftë bamirësia juaj e pranuar. Ishin të shumtë ata që kanë ndihmuar, të moshuara me një pension të vogël, kanë ndihmuar gjithashtu, të rinj e të reja në diasporë kanë ardhur e kanë punuar vullnetarisht”.

“Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa te Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur t’ju falënderoj e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”, përfundoi Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat