Diskriminim në kohë tërmetesh, familja Idrizi pa zgjidhje nga Bashkia

Shqipëria

Diskriminim në kohë tërmetesh, familja Idrizi pa zgjidhje nga Bashkia

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 20:22
Foto

Familja Idrizi është një nga shumë familje në kryeqytet që kërkon ndihmë nga bashkia e Tiranës për të qëndruar në çadër. Kryefamiljari shprehet për Ora News se nuk e kanë lejuar të strehohet në çadër, pasi i përket komunitetit rom.

Drama e familjes Idrizi nis në vitin 2017, kur lumi i mori të vetmen pasuri që kishin, shtëpinë.

Sot, pas 2 vitesh, kur Luani mendoi se arriti tu siguronte fëmijëve një strehë në periferi të Tiranës, tërmeti i 26 nëntoirt, i dëmtoi atë që kishte mbetur.

"Shtëpia është komplet e dëmtuar, unë duhet të kisha marrë dëmshpërblimin ose duhet të isha strehuar. Në bashki nuk më jep njeri rrugëzgjidhje."

Kryefamiljari thotë se së bashku me 3 fëmijët ka kaluar disa netë në çadër, por autoritetet i kanë larguar nga aty.

"Ikni ku të doni, kërkova çadër, njëri më thotë shko e merre te njësia 11. Kur shkova atje na përcollën, jo Luan Rrapushi, ty u tall, ty na përbuz se na shohin dorëzezë gjoja."

Tanimë, thotë se ka mbetur në mëshirë të fatit.

"Ik se kemi hapur një çadër tha, shkuam atje. Kemi ngrirë bashkë me tre fëmijët dhe nusja shtatzënë.Është në muajin e vet."

Autoriteteve u kërkon një rrugëzgjidhje, kryesisht për fëmijët.

"Vetëm tallen pa fund, Zoti është i madh. Nuk më kanë dhënë asnjë rrugëzgjidhje, kam aplikuar atje, asnjë njeri nuk më ka marrë në telefon.Kërkesën e bëra, as përgjigje, as asgjë."

Pavarësisht se u rrezikohet jeta, familja me 5 anëtarë do të vijojë të jetojë në këtë banesë të dëmtuar, pasi nuk ka se ku të shkojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat