“Janë bërë shumë shkelje me ndërtimet”, inxhinierja Bozo tregon shqetësimin e saj

Shqipëria

“Janë bërë shumë shkelje me ndërtimet”, inxhinierja Bozo tregon shqetësimin e saj

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:20
Luljeta Bozo

Në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit që mblodhi kryeministri Edi Rama mori pjesë edhe inxhinierja Luljeta Bozo.

Ajo shprehu shqetësimin që kishte për ndërtimin e shtëpive për të prekurit e tërmetit.

"Ka kaq shumë ndërhyrje sa nuk kam siguri se c’do ndodhë më parë. Ka kaq shumë ndërhyrje sa banorët e katit të parë kanë hequr muret. Se c’do bëjë hetuesia është punë tjetër se duhet të përgjigjen për veprimin që kanë bërë.

Ne duhet të bëjmë një verifikim të atyre objekteve se kemi dyshime. Duhet të përmirësohet ndërtimi se janë bërë shumë shkelje", u shpreh Luljeta Bozo.

Inxhinierja shtoi se ndërtimi duhet të nisë me personat që janë të prekur nga tërmeti dhe kanë mbetur në qiell të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat