Kryemadhi: Në 5 të mëngjesit tek “Mira Mare” kishte ulërima, lajmërova drejtorin e Policisë së Durrësit - Bota Sot
Kryemadhi: Në 5 të mëngjesit tek “Mira Mare” kishte ulërima, lajmërova drejtorin e Policisë së Durrësit

Shqipëria

Kryemadhi: Në 5 të mëngjesit tek “Mira Mare” kishte ulërima, lajmërova drejtorin e Policisë së Durrësit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 22:52
Monika Kryemadhi

Në emisionin “Open”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ka njoftuar që në orën 5 pa 5 drejtorin e policisë së Durrësit se në Hotel ‘Mira Mare’ mund të kishte viktima. Më informuan se kishte ulërima dhe në orën 5:01 u lidha në telefon me drejtorin e Policisë së Durrësit, u shpreh Kryemadhi.

“Unë kam çuar mesazh në 5 të mëngjesit për Mira Maren, sepse kishte ulërima. Thonin banorët dhe dolën të gjithë të vdekur nga ai hotel. Që në 5 pa 5 kam njoftuar. Nuk e di a kanë vajtur, por unë kam njoftuar në këtë orë kryetarin e grupit të shoqërimit të z. Meta dhe I kam kërkuar të më njoftojë nëse do të njoftonte drejtorin e Policisë së Durrësit. U lidha me drejton e Policisë së Durrësit në orën 5 e 1 minutë të mëngjesit, më 26 nëntor”, tha kryetarja e LSI.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat