Situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit e ka detyruar kryeministrin Edi Rama që ta shtojë kabinetin e tij me një ministri të re.
Kreu i qeverisë ka propozuar Arben Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtim. Propozimin ia ka dërguar për emërim, kreut të shtetit Ilir Meta.
"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit", shkruan Kryeministri Rama në twitter, duke publikuar edhe propozimin.