2 ditë më parë Edi Rama i premtoi publikisht një banori të Laçit se do t’i jepte zgjidhje problemit të tij me bonusin e qirasë.
Banori quhet Ferdinand Rexhepi, i mbetur pa shtëpi pas tërmetit. Sot, Kryetari i PD, Lulzim Basha, e vizitoi rastësisht Ferdinandin në një çadër dhe ai i tregoi se problemi i tij vazhdonte të mbetej i pazgjidhur, megjithë premtimin e Ramës.
Video ka takimin e Ferdinandit me Ramën më 12 Dhjetor dhe takimin me Bashën në 14 Dhjetor.