Temperatura nën zero dhe reshje dëbore/ Ja surprizat e motit natën e ndërrimit të viteve

Shqipëria

Temperatura nën zero dhe reshje dëbore/ Ja surprizat e motit natën e ndërrimit të viteve

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 06:52
Ilustrim

Parashikimi i IGJEUM, 31 dhjetor 2019

RESHJET

Nesër (e martë, dt.31), priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në terrenet malore priten reshje të dobëta dëbore në verilindje dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 10 °C

në vendet e ulëta: 0 / 9 °C

në vendet malore: -6 / 2 °C

ERA

Nesër (e martë, dt.31) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat