Vrasja e biznesmenit me snajper në Shqipëri, detaji që i habiti hetuesit - Bota Sot
Vrasja e biznesmenit me snajper në Shqipëri, detaji që i habiti hetuesit

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit me snajper në Shqipëri, detaji që i habiti hetuesit

Më: 10 janar 2020 Në ora: 09:29
Kastriot Reçi

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja sa i përket vrasjes me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi, në Mirditë të Shqipërisë. Në emisionin Opinion, ajo tha se autori është parë të hyjë si burrë nga apartamenti prej nga ka qëlluar dhe më pas të dalë si grua. Duke iu referuar raportit policor, tha gazetarja, biznesmeni është qëlluar nga hyrja nr. 28 e një pallati 9-katësh por ajo që ka habitur hetuesit ka qenë planimetria në gjuhë të huaj.

“Kastriot Reçi i kishte shumë të rralla lëvizjet. Ishte i ruajtur, nga njerëz të afërt të tij ndaj dhe është bërë një atentat i tillë. Në banesë është një kanatiere e grisur, një pako me kikirik dhe planimetria e apartamentit e shkruar në gjuhë të huaj. Mënyra se si ngjitesh dhe gjithë planimetia është në gjuhë të huaj. Më pas autori e ka hedhur armën e krimit disa metra larg vendit ku qëndronte. Ka hequr rrobat dhe i ka hedhur poshtë urës tek tregu i fruta perimeve”, tha gazetarja

Qitësi rreth orës 12:00 ka qëlluar me një plumb të vetëm mbi Kastriot Reçin, kur ky i fundit ishte në prani të një personi tjetër dhe një fëmije të mitur. Rezja e shikimit të objektivit nga dritarja e apartamentit është e plotë dhe jo shumë e largët, rreh 150 metra largësi.

Po ashtu gazetarja Lala tha se “vëllai i këtij zotërisë punonte në Policinë e Shtetit, ka qenë shofer i një prej zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat