PD denoncon: Univesiteti i Oxford-it nuk e njeh maturën shqiptare! Arsyet përse nuk pranohen studentët

Shqipëria

PD denoncon: Univesiteti i Oxford-it nuk e njeh maturën shqiptare! Arsyet përse nuk pranohen studentët

Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:52
Ilustrim

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë shqiptare për një tjetër zhvlerësim në arsimin parauniversitar.

Pas testit PISA, Boci thotë se "këtë herë vjen nga Anglia, nga vendi ku u trumbetua me tam-tame marrja e teksteve dhe pikërisht nga emri impresionues i Oxford-it."

Ish-deputeti thekson se Univesiteti i Oxford-it nuk e njeh maturën shqiptare. Ndonëse maturantët kanë aplikuar për studime bachelor, u është kërkuar që të japin provimet e maturës angleze.

Arsyeja e mospranimit të maturës shqiptare, sipas Boçit ndodh "sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë se programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste ‘second hand’, për nivele më të ulta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve."

Në postimin e tij në Facebook, ai shkruan: "Alarmeve të specialistëve dhe tonave, Rama dhe ishi i tij ministre i përgjigjeshin me panegjerikë politikë, me fjalime bombastike për tekste të papara, për kurrikul britanike, për çudira që priteshin të ngjanin. Dhe ja ku jemi sot. Të rrëzuar nga PISA. Të rrëzuar dhe nga vetë vendi, universiteti, shkolla nga u pretendua marrja e teksteve."

Pra arsyeja e mospranimit janë tekstet që ishin të papërshtatshme për nivelin e dijes që kërkohet.

"Milionat e harxhuara kanë shkuar dëm dhe kanë përfunduar në xhepa zyrtarësh, ndërsa nxënësit e prindërit shqiptarë janë mashtruar publikisht. Niveli që synohet për maturantët tanë dëshmohet kështu të jetë i papranueshëm për nivelin perëndimor. Ndërkohë që familjet shqiptare sakrifikojnë cdo gjë për shkollimin e femijëve, sistemi arsimor rilindas ofron një kurrikul që nuk u mundëson maturantëve tanë hapjen e portave të Universiteteve elitare", theksoi Boci.

Ish-deputeti shtoi se Oxford nuk njeh maturën shqiptare, por njeh Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi prandaj dëshpërimi është shumë i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat