Paketa antishpifje, Neza: Çdo zgjidhje e mesme është në favor të qeverisë

Shqipëria

Paketa antishpifje, Neza: Çdo zgjidhje e mesme është në favor të qeverisë

Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:02
Sami Neza

Në kushtet kur ndërhyrja e qeverisë me paketën anti-shpifje kundërshtohet, por edhe vetërregullimi nuk funksionin nuk ka një zgjidhje të mesme.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, nënkryetari i AMA-s, Sami Neza thotë se çdo zgjidhje e mesme, do të çonte te zgjidhja në favor të qeverisë.

Sami Neza: Praktikisht nuk ka një zgjidhje të mesme mes qeverisë  dhe mediave në këtë rast. Çdo zgjidhje e mesme do të çonte te zgjidhja në favor të qeverisë. Edhe paketa anti shpifje që ngarkon AMA dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektornike për të zbatuar këto dy amendime është ajo zgjidhja që në pamje të parë duket si zgjidhje e mesme por që në fakt është zgjidhje në favor të një pushteti, kundrejt një pushteti tjetër siç është pushteti i mediave.

Por kush është zgjidhja?

Sami Neza: Në të gjitha rastet e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje është institucionalizimi i vetërregullimit ose mediat e shkruara të ngrënë dhe më pas të respektojnë një autoritet  të ndërtuar prej vetë tyre për të monitoruar çështjet e zbatimit të etikës në mediat e shkruara.  

Sipas profesor Nezajt, mediat nuk kanë qenë në unision për të ndërtuar një trupë vetërregulluese. Ai thotë se mediat kanë qenë të ndarë, për shkak të politikës editoriale.

Sami Neza: Mediat nuk kanë qenë në unsion për të ndërtuar një trupë vetërregulluese e cila pastaj i jepte kompetence kësaj trupe që të vendoste qoftë edhe penalitete mbi mediat. Ndërkohë ka patur edhe ndarje të fortë të mdiave duke u nisur nga politika editoriale.  Ka media të shkruara të majta, të qendrës dhe të djathta. Kjo ka bërë që mos gjendet një pikë e përbashkët për një instrument që do ti mbronte dhe do ti mbikëqyrte këto media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat