Zjarr në shkollën 9-vjeçare të Laçit

Shqipëria

Zjarr në shkollën 9-vjeçare të Laçit

Më: 13 janar 2020 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm një shkollë 9 vjeçare në Laç është rrezikuar nga flakët.

Mësohet se është djegur një kabull elektrik në shkollën 9 vjeçare nr. 3 në Laç, në momentim që nxënësit sapo janë futur në shkollë.

Ata janë nxjerrë përsëri jashtë shkolle.

Menjëherë forcat zjarrëfikëse që kanë ardhur menjëherë në shkollën 9 vjeçare dhe kanë ndërhyrë duke eleminuar përhapjen e flakëve, raporton abc.

Sipas të dhënave mësohet se djegia e kabullit elektrik ka ardhur si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat