Bylykbashi shpjegon si u arrit ulja në tryezë: Mazhorancës iu bë presion ndërkombëtar - Bota Sot
Bylykbashi shpjegon si u arrit ulja në tryezë: Mazhorancës iu bë presion ndërkombëtar

Shqipëria

Bylykbashi shpjegon si u arrit ulja në tryezë: Mazhorancës iu bë presion ndërkombëtar

Më: 14 janar 2020 Në ora: 23:49
Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi në studion e emisionit "Tempora" ka sqaruar arsyet se përse opozita u ul në tryezë me qeverinë për reformën zgjedhore.

Sipas tij, në dokumentin e firmosur sot janë plotësuar kushtet dhe pika e opozitës, e cila i ka thënë në fund të shtatorit.

Oerd Bylykbashi: Në fund të shtatorit 2019, PD bëri propozimin e planit me 5 pika. Ndërsa ritheksonte deligjitimimin e parlamentit shqiptar, jo  vetëm si forumi ku debatohen ligjet, por edhe si një instrument i papranueshëm për të bërë reformën zgjedhore. Një reformë zgjedhore që do të sjellë disa garanci shtesë për zgjedhjet e shqiptarëve, sepse OSBE/ODIHR thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhjet për shqiptarët. Interesi i tyre u la mënjanë, nuk pati garë nuk pati mundësi zgjedhje. Ky parlament që i ka vënë vulën proceseve politike nuk mund të jetë ai që bën reformën zgjedhore. Për këtë arsye ne kërkuam që të bëhet reforma zgjedhore me konsensus. Konsensusi të qëndrojë i paprekur dhe ky të bëhet deri në miratimin në parlament të kodit zgjedhor sipas amendamenteve që do të bihej dakord në një instrument politik jashtë parlamentit. Ne këtë e kemi thënë në shtator, kemi thënë që do jemi pjesë e reformës me këto kushte. Sot dokumenti i firmosur i përmban këto kushte dhe këto pika të opozitës një për një, të thëna në fundin e shtatorit. Sot mazhoranca pranoi edhe nën presionin ndërkombëtar,  edhe me gjithë mediacionin ndërkombëtar, me atë që e dimë, kushtet që ka vendosur Bundestagu për hapjen e negociatave. Reformë zgjedhore, gjithëpërfshirëse me konsensus dhe më pas kjo reformë të testohet, në këtë presion mazhoranca çetoi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat