Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses, Meta i drejtohet zyrtarisht Komisionit të Venecias

Shqipëria

Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses, Meta i drejtohet zyrtarisht Komisionit të Venecias

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:46
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi i cili thotë se nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.

Tedi Blushi: Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat