Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Tiranë, ku një makinë ka përfunduar përmbys.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Kopshtit Botanik, ku makina që shikoni në fotografi,
dyshohet si pasojë e lagështisë në rrugë por edhe shpejtësisë ka përfunduar përmbys.
Mjeti në fjalë ka përfunduar me dëmtime të shumta, ndërkohë që fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë hetimet janë në vijim.