PD ka reaguar për raportin italian për rritjen me 1200% te kanabisit. Në një reagim ish-deputeti Gent Strazimiri duke publikuar videon e Rai 3 shprehet se po vazhdon sërish mbjellja e hashashit, sepse po afrojnë zgjedhjet dhe çunat duhet të punojnë.
Reagimi i Strazimirit
Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.
Përmban:
- pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,
- farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,
Si dhe...
... intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si "është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në.... 2014..."
Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është "mafia shqiptare" .... aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!
KONKLUZIONI?
Po afrohen ZGJEDHJET, dhe "çunat duhet të punojnë"!
KAQË!