Temperatura të larta, shtrëngata dhe borë/ Surprizat e motit për sot

Shqipëria

Temperatura të larta, shtrëngata dhe borë/ Surprizat e motit për sot

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 06:18
Ilustrim

E martë, 4 shkurt 2020. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Sot (e martë, dt.04) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive, ndërsa në qarkun Lezhë deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet në qarqet veriore do të shoqërohen me shtrëngata dhe në verilindje të vendit ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Sot (e martë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 17 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C

ERA

Sot (e martë, dt.04) era do të fortësohet gradualisht, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore veriore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 50km/orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat