‘Kisha arsye, gjeta gjëra të çuditshme në shtëpi, dyshoja se më tradhëtonte’, zbardhet dëshmia në gjyq e burrit që vrau gruan

Shqipëria

‘Kisha arsye, gjeta gjëra të çuditshme në shtëpi, dyshoja se më tradhëtonte’, zbardhet dëshmia në gjyq e burrit që vrau gruan

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:11
Lulëzim Cuku

Është shfajësuar në gjykatë duke e treguar edhe një herë se xhelozia ka qenë ajo që e ka shtyrë të vrasë gruan Lulëzim Cukun.

Ndërsa gjykata e la në arrest me burg, Cuku, i cili u paraqit në kushte të rënduara psikologjike në sallën e gjyqit, ka shpjeguar gjendjen në të cilën ndodhej me bashkëshorten e tij të ndjerë Manjola Cukun.

“Prej tre muajsh kemi nisur te debatojme. Kisha arsye se kisha gjetur gjera te cuditshme ne shtepi qe me benin te dyshoja se me tradhetonte. Vjehrri me tha qe shtepia eshte kthyer ne vend drogaxhinjsh, prandaj vendosa ta merrja me vete ne Greqi. Por ajo nuk pranoi”, ka thënë në sallën e gjyqit Lulëzim Cuku.

Cuku vrau ditën e shtunë në darkë bashkëshorten e tij Manjola Cuku, pak ditë pasi kishte ardhur nga emigracioni.

Pranë trupit të viktimës policia gjeti tre fëmijët e saj.

Manjola Cuku rezultonte me urdhër mbrojtje nga gjykata e Durrësit.

Burimet thanë për Panorama se shkak i ngjarjes ka qenë xhelozia e bashkëshortit i cili jetonte jashtë vendit. Pas sherrit mbrëmjen e të shtunës, ai e qëlloi me thikë dhe e kyçi në tualet e më pas u largua për tu vëtëdorëzuar disa orë pas krimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat