Nuk është “shqiptarofobia” që po ndan Kosovën nga Shqipëria, por demokracia!

Shqipëria

Nuk është “shqiptarofobia” që po ndan Kosovën nga Shqipëria, por demokracia!

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:42
Foto

Në vetëm 12 vjet si shtet i pavarur, Kosova ka arritur të krijojë një sistem politik shumë herë më demokratik e të se Shqipëria. Në fakt, zhvillimet politike në dy anët e kufirit duket se po shkojnë në drejtime të kundërta. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 në Shqipëri kanë përqendruar pushtetin politik në duart e 2-3 politikanëve dhe kanë bllokuar çdo lloj zhvillimi politik në vend. Akoma më keq,  si rezultat i tyre, ekonomia shqiptare është sot tërësisht e kontrolluar nga klientët e këtyre politikanëve – ata që quhen tashmë “oligarkët”.

Ata, si çdo qytetar tjetër i Shqipërisë së sotme, do të ktheheshin në vasalët e 2-3 njerëzve që kontrollojnë vendin nga zyrat e tyre në bulevardin e Tiranes.

Ndërkohë zhvillimet politike në Kosovë po konsolidojnë standarde demokratike që Shqipëria as nuk mund ti imagjinojë. Sot në Kosovë sheh se:

-Sa herë që ka një krizë politike, vendi shkon lehtësisht në zgjedhje të parakohshme, si çdo shtet evropian.

-Qeveritë qe dalin nga zgjedhjet janë përherë produkt koalicionesh, dhe Kryeministrat kanë pushtet të limituar.

-Deputetët zgjidhen nga lista të hapura, në bazë të meritës, dhe karriera e tyre nuk është produkt i servilizmit ndaj kryetarit të partisë.

-Në pushtetin lokal, kryetarët e komunave kanë pushtet të rëndësishëm politik dhe ekonomik. Në Shqipëri, edhe restaurimet e një rruge apo rrugice varen nga qeveria qendrore në Tiranë.

-Një parti e re, që e nisi nga hiçi rrugëtimin e saj politik para 10 vjetësh, sot është partia më e madhe dhe në pushtet.

Të gjitha këto kanë krijuar një administratë publike shumë më stabël, pasuri (qoftë edhe korruptive) të shpërndarë në disa shtresa të shoqërisë, dhe një hapësirë shumë më të lirë të debatit publik e politik.

Në këto kushte, liderët politik dhe ekonomik të Kosovës janë tërësisht të justifikuar dhe racional në dëshirën e tyre për t’i qëndruar larg Shqipërisë aktuale. Në një bashkim hipotetik, ata, por dhe popullsia e Kosovës, do të humbasin të gjithë liritë e të drejtat e tyre politike dhe ekonomike. Ata, si çdo qytetar tjetër i Shqipërisë së sotme, do të ktheheshin në vasalët e 2-3 njerëzve që kontrollojnë vendin nga zyrat e tyre në bulevardin e Kosovës. Sot shqiptarët e Kosovës janë skeptik ndaj një bashkimi të mundshëm jo sepse janë më pak atdhedashës, por sepse janë më të informuar. Sot ata po e njohin Shqipërinë siç është – një vend i korruptuar dhe pa liri politike apo mundësi ekonomike – e jo ashtu siç ata do të donin dhe shpresonin të ishte.

Ky defiçit demokratik mes Shqipërisë dhe Kosovës është barriera kryesore që pengon bashkimin e dy shteteve, dhe jo media “shqiptarofobe” e Kosovës! Ironikisht, është pikërisht politika dhe media e Kosovës hapësira ku dëshirat për demokraci në Shqipëri po artikulohen sot më qartë edhe se në vetë “shtetin amë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat