Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt shprehet se OSBE gjithmonë ka inkurajuar dialogun për të kaluarën komuniste dhe për çështjen e hapjës së dosjeve.
Gjatë një konferencë mbi emigracionin politik, Borchardt u shpreh se po bashkëpunojnë me Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Juridike për hapjen e një kursi masteri për këtë çështje.
Bernd Borchardt: Prania e OSBE në Shqipëri, që prej vitit 2015 deri në 2018 kemi inkurajuar dialogun për të kaluarën komuniste dhe për çështjen e dosjeve të ish-sigurimit. Sot jemi duke bashkëpunuar me Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Juridike për krijimin e një kursi masteri mbi këtë çështje, në mënyrë që të inkurajojmë më tepër dialogun për këtë të kaluar.