Korçë, izolohet për tre muaj i burgosuri Neim Behari, i dërgon letër kërcënuese Izet Haxhisë

Shqipëria

Korçë, izolohet për tre muaj i burgosuri Neim Behari, i dërgon letër kërcënuese Izet Haxhisë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Izolohet për tre muaj i burgosuri Neim Behari.

Shkak për këtë masa është bërë një letër kërcënuese që ai ka dërguar në adresë të Izet Haxhisë, duke e kërcënuar me jetë pse ka folur për mikeshën e tij.

Neim Behari është izoluar me vendim të gjykatës Korçë pas kërkesës së IEVP Drenovë.

Neim Behari është me probleme të theksuara mendore dhe nuk është hera e parë  që bën kërcënime të tilla.

Burime pranë gjykatës bëjnë të ditur se vendimi për izolimin e tij është konfirmuar tashmë.

Letrën ndaj Izet Haxhisë e ka dërguar për të hedhur poshtë shpifjet e Haxhisë ndaj Marsida Xhaferrllarit (anëtares së Gjykatës Kushtetuese)

Neim Behari është i burgosuri që kërcënoi edhe gjyqtarin Markelian Kuqo në tetor të 2019-s sikur kishte tritol në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat