PD: Anuloni vettingun për zgjedhjet/ Përplasja me PS. Kërkohet gjykatë e re për zgjedhjet

Shqipëria

PD: Anuloni vettingun për zgjedhjet/ Përplasja me PS. Kërkohet gjykatë e re për zgjedhjet

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:10
Foto

Propozimi i opozitës jashtëparlamentare për shkrirjen e kolegjit zgjedhor dhe krijimin e një trupe të re gjyqësore të përbëre nga 15 anëtarë, shënoi përplasjen e parë të fortë në grupin politik të reformës zgjedhore.

Ndarjen e palëve e thelloi kërkesa e opozitarëve për përjashtimin për 4 vite nga vetting-u i gjyqtarëve zgjedhor, pasi për socialistet u konsiderua si minim i reformës në drejtësi.

Socialistët lanë të hapur një shteg për kompromis. Krahas kundërshtisë grupi politik i reformës zgjedhore ka gjetur dakordësi sa i takon propozimit të opozitës për sinjalizuesit dhe rolin e policisë në ruajtjen e rendit jashtë qendrave te votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat