Ish deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar përplasjen Meta-Rama dhe thotë se presidenti Meta ka vonuar në shpërndarjen e Parlamentit.
'Unë nuk do të merrem me analizën retorike të presidentit. Presidenti flet me dekrete. Për mua presidenti është vonuar në shpërndarjen e parlamentit që kur parlamenti ka mbetur me 121 deputetë. Presidenti mund të flasë edhe me referendum'- tha Kadilli.