Ahmet Gjanaj: Marrëdhëniet e popujve te tjerë me shqiptarët, një pengesë për arritjen e minishengenit

Shqipëria

Ahmet Gjanaj: Marrëdhëniet e popujve te tjerë me shqiptarët, një pengesë për arritjen e minishengenit

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:49
Ahmet Gjanaj

Për deputeti shqiptar në parlamentin e Belgjikës, Ahmet Gjanaj, marrëdhëniet e popujve të tjerë me shqiptarët mund të jenë një pengesë për minishengenin ballkanik.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ai u shpreh se për të nuk është e pëlqyeshme që të arrihet një minishengen, pasi orientimi i Shqipërisë është drejt Evropës.

Sipas tij, në këtë rast nuk po merret parasysh viktima më e madhe në rajon, që është Kosova.

Ahmet Gjanaj: Nuk ka kulture në ndërtimin e marrëveshje, ka një mungesë të përgatitjes së kuadrove politike, dhe që nuk i njohim shumë mirë rrethanat dhe kushtet që janë në vendet e tjera. Në nivel evropian nuk ekziston një bashkim i tillë. Duke pasur edhe aspektin historik, sidomos marrëdhëniet e popujve te tjerë me shqiptarët, mund të jetë një pengesë për arritjen e një minishengeni. Për mua nuk është e pëlqyeshme që të arrihet një minishengeni, përderisa e kemi orientimi kundrejt Evropës. Nuk ka kuadër politik që mund ta menaxhoj këtë marrëveshje, sepse varet nga tipet e politikanëve. Ata kanë treguar që janë arrogantë, nuk merret parasysh viktima më e madhe në këtë rajon që është Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat