Dhoma e Tregtisë në Lezhë ka reaguar përmes një statusi në facebook për arrestimin e kryetarit Pashk Paloka.
Ndërsa shpreh indinjatën për mënyrën sesi po abuzohet me biznesmenët e ndershëm, ajo thotë se për rastin për të cilin akuzohet Palokaj ka një zinxhir hallkash përgjegjëse deri te Palokaj.
Dhoma e Tregtisë Lezhë e cilëson arrestimin e Palokaj një kurth. Sipas saj, sipërmarrësi ishte ftuar për takim dhe më pas i janë vënë prangat.
Biznesmeni Paloka u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Bësëlidhja” të Lezhës.
Ai akuzohet për ndërtim pa leje, mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.