Burimi-Strazimirit: Ju jeni një deputet, jeni drejtësi ju? E kuptoni se sa në kundërshtim jeni me Evropën?

Shqipëria

Burimi-Strazimirit: Ju jeni një deputet, jeni drejtësi ju? E kuptoni se sa në kundërshtim jeni me Evropën?

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 00:44
Gent Strazimiri

Debate të forta ka pasur mes Genc Burimit, nga Radio France dhe ish-deputetit të PD-së Gent Strazimiri, në “Tempora” .

Strazimiri e ka pyetur nëse qeveria mund të ndryshojë betimin e gjykatësve të gjykatës kushtetuese para presidentit.

Burimi i është përgjigjur duke i thënë se Strazimiri është një deputet dhe jo drejtësi. Ai ka shtuar se sa në kundërshtim është kjo me Evropën.

Strazimiri: Të fshihemi prapa gishtit dhe të themi që faji është i të gjithëve. Të ngrihemi në këmbë për atë që nuk e bën dot vetëm opozita. Opozita në Shqipëri ka bërë protesta që kanë qenë shumë herë më masive se sa ka bërë presidenti i Rumanisë në atë shesh. Kushtetuta thotë që betimit bëhet para presidentit. Mund ta ndryshojë këtë qeveria? 

Burimi: Në një ndeshje futbolli, një futbollist merr topin me dorë dhe bën gol, po nuk tha arbitri që e preku me dorë, sikur gjithë stadiumi të ngrehet në dorë, ka një arbitër, kjo është demokracia. Ju thoni kanë shkelur këtë, janë kështu, kush jeni ju? Je jeni një deputet. Jeni drejtësi ju? E kuptoni se sa në kundërshtim jeni me Evropën ju? 

Strazimiri: Sapo ju informova se fusha nuk është një fushë futbolli dhe arbitrin e kanë lidhur dhe e kanë futur në dhomat e zhveshjes .

Burimi: Jeni ju që bëni rolin e akuzatorit. Juve e çuat vendin në këtë gjendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat