Ish-ministri i Brendshëm për arrestimin e Henri Çilit: Ai nuk është 'peshku' i madh

Shqipëria

Ish-ministri i Brendshëm për arrestimin e Henri Çilit: Ai nuk është 'peshku' i madh

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 22:49
Flamur Noka

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka i ftuar në emisionin 'Pa Protokoll'  u shpreh se ka dyshime se arrestimi i botuesit Henri Çili ka prapavijë politike. Për ish-deputetin demokrat, Çili ra në grep, por nuk është 'peshku' i madh.

"Unë do të doja që të mos ketë këto akuza një analist si Henri Çili, uroj të mos ketë një prapavijë politike, sepse Henri ka luajtur kështu, 90% ishte me pushtetin dhe kur e shikonte se po rrëzohej kalonte në anë tjetër të opozitës  duke u përgatitur për pushtetin e radhës. Këtë bëri edhe në 2013. Uroj të mos ketë qenë kjo, pse i doli kundër qeverisë. Nga ana tjetër, nëse është e vërtetë akuza pastaj këtu është histori tjetër. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe jam kategorik kundër çdo kujt që ngre dorën kundër policisë. Uroj dhe dëshiroj që të mos ketë prapavijë. Dëgjova se akuzohet për ndikim të paligjshëm, do të thotë se ka tentuar të korruptojë dikë, Dvoranin. Por si mund të arrestosh korruptuesin, por jo të korruptuarin. Kur arreston këtë, po gjyqtarin? U përfol gjithë paraditen kjo çështje dhe pasdite thuhet se u ra. Kur arreston këtë, po gjyqtarin? U përfol gjithë paraditen kjo çështje dhe pasdite thuhet se u ra. Dvorani nuk e mohoi njohjen dhe kontaktin.Kush mund të lehtësonte vendimin? Vetëm gjykata e Lartë, por kush është atje, zotëri (Ardian Dvorani). U trumbetua me të madhe se ky njeri do të lironte këta të dy. Kjo nuk është punë 'peshku', sepse ai është atje dhe nuk dua të përflas shumë, por nuk konsiderohet ndonjë 'peshk' Henri në këtë aspekt. Ky ka rënë grep aty, uroj të mos jetë shoë.  " tha Flamur Noka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat