Thellohet konflikti Presidencë- Media qeveritare

Shqipëria

Thellohet konflikti Presidencë- Media qeveritare

Më: 4 maj 2020 Në ora: 21:24
Foto

Këtë të mërkurë botuesit Karlo Bolino ka publikuar foto të disa viteve më parë (prezumuar në 2017) ku shfaqet Presidenti Ilir Meta, në atë kohë drejtues i LSI-së, si dhe disa figura të njohura javët e fundit për opinionin publik shqiptar.

Fotot e mëposhtme tregojnë Presidentin Meta duke festuar në ambientet e kompleksit ‘Golden’ të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim nga policia për përfshirjen në pengmarrjen e më tutje vrasjen e Jan Prengës, mbi çështje që kishin të bëjnë me një ngarkesë të madhe droge.

Ilir Meta duke ngritur dolli me Nard Koka, ne krah t tij Xhevdet Troplini

Lefter Koka dhe Altin Hajri

Në foto po ashtu shfaqet dhe një tjetër figurë, ajo e Xhevdet Troplinit, i cili është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Foto e pergjithshme e tavolines, perballe Metes Altin Hajri (me rreth jeshil), ne krah te tij Xhevdet Troplini

Publikimi i fotove nga Karlo Bollino, i cili njihet për qëndrimet e tij pro qeverisë Rama, nuk solli reagime në kampin politik socialist.

Por një reagim i fortë erdhi nga ana e Leonard Kokës, vëllai i ish- deputetit të LSI Lefter Koka. Leonard Koka, i cili rezulton në fotot e publikuara nga Report tv, fillimisht hedh poshtë idenë se ato janë bërë për të festuar marrjen e mandatit të deputetit nga ana Lefter Kokës. Më tutje, në reagimin e tij Leonard Koka shprehet se festa është për ditëlindjen e të vëllait dhe se botuesi Karlo Bollino ka hyrë e ka dalë 100 herë tek hoteli i Hajrave.

Ty Karlo që ke nxjerrë fytyrën time aty me Ilir Metën, po të them që ajo është ditëlindja e Lefter Kokës, vëllait tim. Teri bën nga 10 ditëlindje në vit. Kujdes se do dali edhe b… jote nga Shijaku që ke marrë për gru te ditëlindjet e Terit, që ka hyrë e dalë 100 herë tek hoteli  i Hajrave. Unë kam foto shumë Karlo, për ty dhe për ata që të paguajnë ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat