Goditi gruan me bishtin e sëpatës, kush e shpëtoi burrin nga vetëvarja. 50-vjeçari s’pranonte dot ndarjen

Shqipëria

Goditi gruan me bishtin e sëpatës, kush e shpëtoi burrin nga vetëvarja. 50-vjeçari s’pranonte dot ndarjen

Më: 7 mars 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Kanë qenë forcat e policisë që kanë shpëtuar në kohë një 50 vjeçar i cili pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, duke e qëlluar me bishtin e sëpatës dhe e pa se ishte pa ndienja, duke menduar se e kishte vrarë, ka tentuar t’i japë fund edhe jetës së tij duke u vetëvarur.

Burime të medias bënë me dije se kishte disa kohë që marrëdhëniet e çiftit kishin pësuar krizë dhe sherret ishin shtuar mes tyre dhe e ndodhur në këtë situatë, gruaja kishte deklaruar se do ta ndante burrin.

“Edhe mbrëmë ata janë grindur sërish dhe kur gruaja e ka përsëritur se do ta ndante ai ka kaluar në krizë psiqike dhe e ka goditur në pjesën e pasme të kokës me bisht sëpate duke i shkaktuar plagë e duke e lënë pa ndjenja. Në këto kushte, ai ka kujtuar se bashkëshortja kishte ndërruar jetë ka tentuar të vetëvaret me litar në banesë”, thanë burimet.

Policia e Durrësit në një informacion paraprak bën me dije se:

Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat