Njerëzit abuzojnë me 127-ën!

Shqipëria

Njerëzit abuzojnë me 127-ën!

Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:37
Ilustrim

Numri 127 është vënë në dispozicion për të gjithë ata që nuk ndihen mirë apo mendojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit. Mjekët janë në gadishmëri t’i përgjigjen njerëzve, por këta të fundit duket se nuk e kanë kuptuar ende seriozitetin e gjendjes aktuale.

Gjatë një lidhjeje live në emisionin Open, drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj tha se njerëzit telefonojnë në numrin 127 për arsye nga më qesharaket. 

“Njerëzit kanë marrë 127 për çdo lloj gjëje, deri dhe te targat e makinës.Një tjetër tha jam nga Shkodra kam 30 minuta që marr në telefon pse më del Rama në telefon. Tjetri thoshte komshinjtë e mi kanë dyqanin hapur kur do vini t’ja mbyllni.”- u shpreh ai.

E gjithë kjo tregon sa të pavetëdijshëm janë ende një pjesë e mirë e shqiptarëve, për ta kuptuar sa dëm po i bëjnë të tjerëve duke u sjellë në këtë formë. Drejtori i Urgjencës shtoi gjithashtu se linja është shpesh e zënë për shkak të rasteve që kanë më shumë nevojë për prioritet prandaj, gjëja e fundit që ndihmon në këto momente janë këto abuzime qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat