Në kërkim ndërkombëtar, kush është i arrestuari nga “Lulet e Pranverës” - Bota Sot
Në kërkim ndërkombëtar, kush është i arrestuari nga “Lulet e Pranverës”

Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar, kush është i arrestuari nga “Lulet e Pranverës”

Më: 25 mars 2020 Në ora: 12:15
Ilustrim

Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “Lulet e Pranverës”, u vu në pranga një prej të shpallurve në kërkim.

Në këtë kuadër, në vijim të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në shkurt të vitit 2019,

Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fatmir Xhelili, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Leçe-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për 39-vjeçarin, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat