Koronavirusi, 23 raste të reja 24 orët e fundit në Shqipëri. 17 të shëruar, nuk ka viktima të reja - Bota Sot
Koronavirusi, 23 raste të reja 24 orët e fundit në Shqipëri. 17 të shëruar, nuk ka viktima të reja

Shqipëria

Koronavirusi, 23 raste të reja 24 orët e fundit në Shqipëri. 17 të shëruar, nuk ka viktima të reja

Më: 25 mars 2020 Në ora: 12:26
Ilustrim\

Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja në 24 orë, 146 të prekur nga COVID-19

72 të shtruar në spitalin infektiv. Deri tani 17 të shëruar pas testeve konfirmuese

Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë informon për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

Eshtë arritur të sigurohet rritja e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3 dhe po planifikohet krijimi i një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Nërkohë kemi në dispozicion një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Sa i përket veshjeve speciale do të shtohet në këtë javë me 10 mijë veshje dhe po planifikohet rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale.

Si të parandalojmë #COVID_19

Duhet të respektoni masat e distancimit social dhe👐 rregullat e higjienës; 🏠të qëndroni në shtëpi, për të ndihmuar veten, të afërmit tuaj që të mos preken nga COVID-19 dhe stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë. 🔴Mos shkoni menjëherë në spital! ✅Për informacion dhe këshilla në lidhje me COVID-19 mund të kontaktoni në linjën e re 0800 40 40.

Por nëse keni shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefononi numrin unik të Urgjencës Kombëtare👉 127!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat