Edhe gjashtë shqiptarë lirohen nga Spitali, shkon në 31 numri i personave të shëruar nga koronavirusi

Shqipëria

Edhe gjashtë shqiptarë lirohen nga Spitali, shkon në 31 numri i personave të shëruar nga koronavirusi

Më: 27 mars 2020 Në ora: 20:17
Ilustrim

Edhe gjashtë persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, teksa lirohen edhe nga Spitali.

Lajmin e ka bërë të ditur këtë mbrëmje Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka thënë  se janë liruar nga Spitali infektiv në Tiranë 6 pacientë të tjerë të shëruar nga Covid-19.

Në total shkon në 31 numri i atyre që janë shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.

“Lajm i mirë! Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19

Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë

FORCA ekipit të mjekëve të Infektivit”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat