“Tender 114 milion eurosh”/ Basha: Është hapur për mobilimin e zyrave të spitalit të Traumës

Shqipëria

“Tender 114 milion eurosh”/ Basha: Është hapur për mobilimin e zyrave të spitalit të Traumës

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:53
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën online me gazetarët i ka bërë thirrje qeverisë që e vetmja rrugë për të shuar kurbën e vrusit COVID-19 është testimi masiv i popullsisë.

Basha ka denoncuar gjithashtu edhe një nga tenderat e fundit të qeverisë për mobilimin e zyrave të Spitalit të Traumës, ku siç ai tha shuma e tenderit shkon në 114 milion euro, ndërkohë që në këtë kohë mjekët nuk kanë nevojë për mobilimin e zyrave, por për teste.

“Mos vononi më rritjen eksponenciale të numrit të testimeve, duke e bërë këtë me transparencë. Qytetarët dhe personeli shëndetësor duhet ti ushtrohen sa më shumë testimeve. Mos testimi do ta çojë këtë sakrificë kot.

Ajo që duhet bërë me urgjencë është testimi i sa më shumë personave. Nuk kemi informacione se sa materiale testuese ka vendi ynë.

Dimë që në Maqedoni ka 13 pika testuese, Kosova mori 7 mijë kite testuese. Uroj që të mos fshihet diçka pas kësaj. Kostoja për të blerë kite është shumë më pak sesa shumat marramendese që kemi dëgjuar të tenderohen këto ditë për kontrata betoni. Është hapur një tender 114 mln euro për zyrat e spitalit të Traumës. Prioritet është marrja me urgjencë e kiteve dhe paisjeve testuese dhe jo mobilimi i zyrave”, thekson Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat