Pas 16 orë pritje në Kakavjë, 30 shqiptarë hyjnë në Shqipëri, 10 kthehen në Greqi

Shqipëria

Pas 16 orë pritje në Kakavjë, 30 shqiptarë hyjnë në Shqipëri, 10 kthehen në Greqi

Më: 2 prill 2020 Në ora: 07:41
Ilustrim

Pas 16 orësh pritje është zgjidhur problemi i 40 shtetasve shqiptarë që ishin bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin.

Mësohet se 30 persona, që janë kryesisht të moshuar me probleme shëndetësore, gra shtatzëna dhe të mitur janë lejuar të futen në territorin shqiptar.

Ndërsa 10 të tjerë janë rikthyer mbrapsht për në Greqi. Burimet konfidenciale nga Kakavija bëjnë të ditur se 10 shqiptaret që janë kthyer mbrapsht drejt Greqisë, kanë kundërshtuar me forcë këtë veprim.

Ndërkaq kufiri me Greqinë është i izoluar tërësisht pasi janë mbyllur portat e hekurit dhe është ndërprerë puna. Kalojnë vetëm kamionë dhe furgona që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mallra spitalore. Konfirmohet se linja kufitare është përforcuar edhe më shumë me forca shtese nga Drejtoria e Policisë se Qarkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat