Bylykbashi: Rama fsheh ndalimin nga policia italiane

Shqipëria

Bylykbashi: Rama fsheh ndalimin nga policia italiane

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:36
Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Rama se ka fshehur ndalimin nga policia në deklaratën e dekriminalizimit.

Bylykbashi i referohet një deklaratë të kreyeministrit Rama në një media italiane, i cili ka thënë se vite më parë është arrestuar në Bolonja sepse kishte kundërshtuar një punonjës policie.

Reagimi i Oerd Bylykbashi

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeministër! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t'ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat