Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:30
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të vilat do të sjellin reshje në disa zona të territorit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 19ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 19ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 5-6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në një pjesë të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 12ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat