Tërmet me magnitudë 3.5 në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Shqipëria

Tërmet me magnitudë 3.5 në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:53
Ilustrim

Në një kohë ku e gjithë bota është goditur nga pandemia e koronavirusit, nuk mungojnë lëvizjet sizmike.

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Shërbimi Europian Sizmik EMSC informon se lëkundja u regjistrua në orën 06:28 dhe kishte thellësi vetëm 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte 5 km larg Maliqit, 7 km në veriperëndim të Korçës dhe 107 km larg verilindjes së Tiranës. Lëkundja u ndje pjesërisht në këto dy rajone si dhe qytetet përreth tyre.

Edhe ditën e djeshme u regjistrua një tërmet me thuajse të njëjtën magnitudë dhe të njëjtin orar në qytetin  Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat